Ministria e Diasporës ka organizuar finalen e kuizit të diturisë “Ti je pjesë e atdheut”. Në këtë kuiz kanë garuar pjesëmarrës nga katër shtete të diasporës si, Gjermania, Zvicra, Greqia dhe Austria.
Aktivitet e tilla për diasporën po i ka në qejf ministri i Diasporës, Valon Murati.
Në këtë kuiz të diturisë para nxënësve dhe ministri Murati, tha se nuk është i kënaqur me cilësinë e organizimeve të tilla, por shpreson që në vitet e ardhshme do të bëhen organizime edhe më të mira.
Notë pozitive Murati iu dha mësuesve, ku siç është shprehur ai, ata me mundin dhe vendosmërinë e tyre po mbajnë gjallë shkollat shqipe edhe në ato shtete të botës ku një gjë e tillë nuk është e lehtë.
Por megjithatë ai tha se për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, dhe identitetin kombëtar duhet që ministria të cilën ai e drejton por edhe institucionet tjera që të ia shtrijnë dorën e shtetit, mundit dhe vullnetarizmit të mësuesve dhe nxënësve që po mbajnë gjallë shkollat dhe gjuhën shqipe.
“Shfrytëzoj rastin që mësuesve tanë, gjitha vendet ku ata mbajnë shkollën shqipe t’i falënderoj në mënyrë të posaçme. Me mund, me përkushtim, me vendosmëri shkolla shqipe sot mbahet gjallë në Greqi, në Gjermani, në Zvicër, Austri, Itali, mbahet gjallë në shumë e shumë shtete të botës. Jo në të gjitha vendet lehtësitë janë për tu mbajtur kjo, prandaj në shumë prej këtyre vende mësuesit tanë me shumë përkushtim, me shumë dashuri e mbajnë gjallë shkollën shqipe, e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar dhe kjo duhet të na vlejë të gjithëve si edhe ne si institucione edhe ne si shtet duhet ta ndihmojmë këtë vullnetarizëm me dorën e shtetit”, tha Murati

Ai kërkoi nga prindërit dhe mësuesit që të mos dorëzohen e të dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe. Kërkesë tjetër e ministrit Murati drejtuar prindërve të fëmijëve ishte që atyre të ju flitet gjuha amtare.
“Ajo që është e rëndësishme si mesazh është që ju nuk duhet të dorëzoheni. Pra, mësuesit dhe nxënësit të cilët jeni duke e mbajtur shkollën me shumë mund e angazhim nuk duhet të dorëzoheni….të ju ndihmojmë juve shkollave shqipe që të numrin e nxënësve ta rrisni dhe të krijojmë edhe klasë të tjera…Duhet të ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, në shtetet ku ata jetojnë, që të mos hezitojnë, sepse mësimi i gjuhës shqipe është interes për neve si shqiptarë, është interes kombëtar dhe shtetëror për fëmijët”, ka theksuar Murati.
Ndryshe kuizi i diturisë me moton “Ti je pjesë e atdheut”, veç garës në gjuhën shqipe, u shoqërua edhe me këngë e valle tradicionale. /KP