Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rigjykimin e Alban Kadrollit, të akuzuar për vrasjen e maturantit Muhamet Cakaj, në vitin 2011.
45 minuta është pritur në sallën e Gjykatës Themelore të Prishtinës që të paraqitet Prokurori i Shtetit, po ai nuk ka ardhur. Kjo ka obliguar trupin gjykues që të anulojë seancën e rigjykimit të të akuzuarit për vrasje të rëndë, Alban Kadrolli.
Seanca e re është caktuar për 22 mars 2018, në orën 09:30, shkruan Gazeta Express.
Kadrolli akuzohet për vrasjen e maturantit Muhamet Cakaj, në vitin 2011. Vrasja kishte ndodhur para dyerve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Viktima atë ditë ishte duke marrë rezultatin e testit të maturës.
Edhe i akuzuari Alban Kadrolli, në atë kohë ishte maturat i të njëjtës shkollë.
Krimi kishte ndodhur pas një konflikti fizik që kishte ndodhur, po atë ditë.