Udhëtarët kanë mbetur për një orë të ngujuar në një aeroplan në Rhode Island të SHBA-ve për shkak të mungesës së doganierëve.
Turistët në fluturimin nga Skocia qëndruan për një orë në aeroplan, pas aterrimit në aeroport, pasi nuk kishte doganier të lirë për t’i pritur, transmeton AP.
Udhëtarët e kompanisë ajrore “Norwegian Air” nuk janë lejuar që të largohen nga aeroplani derisa të mos i priste dikush nga doganierët amerikanë.
Zëdhënësja e kompanisë Anders Lindstrom tha se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të “keqkuptimit të personelit”.
Aeroplani, i cili në relacionin Skoci-Rhode Island fluturon katër herë në javë, kishte aterruar në ora 7.35, por udhëtarëve u ishte lejuar që të largohen nga fluturakja vetëm në 8.46 sipas kohës lokale, transmeton KosovaPress.
Lindstrom u ka kërkuar falje udhëtarëve për shkak të rastit.