Aktuale

Mungojnë 4 milionë euro për pensionet e veteranëve

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, në mbledhjen e qeverisë, shprehi shqetësimin për mungesën e fondeve për pagesën e pensioneve të veteranëve, raporton Ekonomia Online.Ministri tha se për pagesat e muajit gusht kanë mungesë të 4 milionë eurove.

Ai tha se deri në fund të vitit kanë mungesë do të kenë mungesë deri në 27 milionë euro.Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi nuk kemi pas mundësi që të ri shqyrtojmë buxhetin dhe të zgjedhin këtë problem, raporton EO.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, tha se veteranët do ti marrin pensionet mirëpo ju duhet pak kohë deri sa të gjejnë një zgjidhje ligjore për këtë.