Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA) ka mbyllur dy programe të gazetarisë në UP.
Lajmi konfirmohet nga vetë Agjencia e cila në linkun e vet zyrtar njofton se ka pezulluar programet e gazetarisë ne Universitetin e Prishtinës, me arsyetimin se ky universitet nuk ka kuadro adekuate për të ofruar programe studimi ne gazetari për nivelin master dhe atë të doktoratës.
Akreditimi i mëherershëm i këtyre programeve kishte shkaktuar debate publike për shkak se edhe ne kohën e hapjes së këtyre programeve, është vlerësuar se UP nuk i plotëson kriteret me kuadro akademike të fushës së gazetarisë dhe akreditimi i këtyre programeve ishte vlerësuar se ka qenë i ndikuar nga politika.
Në dhjetë vitet e fundit, UP-së disa here i janë pezulluar programet e studimit në nivelin master.
Duke klikuar KETU, në listën zyrtare të AKA mund të gjeni listën e plotë të programeve të cilave iu është hequr akreditimi.