Rreziku i autizmit mund të reduktohet për fëmijët nënat e të cilëve përdorin multivitamina gjatë shtatzënisë. Kjo është gjetja e hulumtimit të ri të botuar në BMJ.
Bashkëautori i studimit Brian K. Lee, i Shkollës Dornsife të Shëndetit Publik në Universitetin Drexel në Filadelfia dhe kolegët e tij thonë se studimi i tyre është vetëm vëzhgimor, por gjetjet sugjerojnë se përdorimi i vitaminës para lindjes për parandalimin e autizmit duhet të hetohet më tej.
Autizmi, i njohur edhe si çrregullim i spektrit të autizmit (ASD), i referohet një numri kushtesh që ndikojnë në zhvillim, duke rezultuar në probleme me aftësitë sociale, komunikim dhe sjellje. Individët me autizëm mund gjithashtu të kenë aftësi të kufizuara intelektuale, të tilla si problemet me të menduarit dhe të mësuarit.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 1 në 68 fëmijë në Shtetet e Bashkuara jetojnë me autizëm, nga 1 në 150 në vitin 2002, transmeton Indeksonline.
Një numër studimesh kanë sugjeruar se dieta e nënës gjatë shtatëzanisë mund të ndikojë në rrezikun e autizmit në pasardhës. Një studim i publikuar më 2013, për shembull, sugjeroi që gratë që kishin shtim më të madh të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 gjatë shtatzënisë kishin rreth një në tri herë më pak të ngjarë të kishin fëmijë me autizëm.
Studimi i ri nga Lee dhe ekipi bazohet në rezultate të tilla, pasi zbuloi se përdorimi i multivitaminave gjatë shtatëzanisë mund të lidhet me një rrezik të reduktuar të autizmit në fëmijët./Indeksonline/