Një fotografi e tri grave të ulura në një stol në park, ka hutuar gjithë përdoruesit e internetit.
Në shikim të parë fotografia duket se shfaqë treshen duke qëndruar ulur gjatë një dite me diell.
Por ka diçka që nuk shkon në foto, gjë që shihet vetëm nëse e shikoni me vëmendje, transmeton Gazeta Express.
Fotografia, që u publikua në Imgur fillimisht, është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale duke shkaktuar huti.
Duke e shikuar nga afër foton, duket se nuk ka ulëse në stol dhe se gratë janë duke qëndruar pezull në ajër. Shpjegimi më i mundshëm është se stoli ka ulëse të vogla që nxirren dhe palosen.