Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, ka ftuar nga Prishtina shtetet muslimane që në afat sa më të shpejtë ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ai këtë thirrje e ka bërë nga Prishtina ku ka ardhur për të marrë pjesë në një konferencë shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Pas adresimit në konferencë, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin të cilin e siguroi se do të angazhohet për pavarësinë e Kosovës nga vendet islame.
Në këtë takim, sekretari Muhamed bin Abdulkerim al Isa e ka ritheksuar se populli shqiptar është shembull për gjithë botën për praktikimin modern të fesë islame.