Aktuale

Mufail Limani: Ata që na lanë pa ushtri, na shkurtuan edhe buxhetin

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK-së dhe opinionisti, Mufail Limani, e quajti ditë të keqe shkurtimin e buxheti për Radio dhe Televizonin Publik të Kosovës. Sipas tij, kjo u bë nga të njejtit intrigantë, që pak kohë më parë e lanë Kosovën pa ushtri.

Lexojeni reagimin e plotë të Zv/ drejtorit Mufail Limani:

Ditë e keqe… E dimë që intrigantët në krye të shtetit e të partive e lanë Kosoven pa ushtri. Të njëjtit, sot, bashkë, e lënë Transmetuesin Publik pa buxhet… Këto të dyja janë, besoj, institucione vitale në një shtet demokratik, të gjetur në Ballkan. Me armatën e portalistëve të pavarur e të varur prapa, me jarget e nihilizmit vulgar që kanë fëlliqur thujase gjithçka publike e shtetërore, ata, intrigantët!, duke ndjekur interesat private e personale, vazhdojnë të kontaminojnë çdo debat për nevojat reale të shoqërisë, të insitucioneve publike dhe të njerëzve që s’kane atdhe tjetër. Kosovës politike nuk i mungojnë sot asgjë më shumë se udhëheqës, udhëheqës normalë…