Aktuale

MSh dhe BB me marrëveshje për fuqizimin e kujdesit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore nënshkruan marrëveshjen për fillimin e implementimit të Pagesës sipas Performancës për kokë banori në Kujdesin Parësor Shëndetësor në gjashtë komuna të cilat janë përzgjedhur për të qenë pjesë e pilotimit të këtij programi për vitin e parë (2017).

Komunat të cilat janë pjesë e kësaj marrëveshje janë Prishtina, Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Dragashi.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Bankën Botërore do t’a fuqizojë kujdesin parësor shëndetësor.

Ndërsa, nga Banka Botërore, Marco Mantovanelli, tha se kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e kujdesit parësor shëndetësor.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se përmes kësaj marrëveshje po fuqizohet dhe po përmirësohet kujdesi parësor shëndetësor në këto komuna./KP