Rajon & Botë

Mrekulli në Itali, vogëlushja nxirret nga rrënojat pas 17 orësh

Një mrekulli ka ndodhur në Itali, ku një vogëlushe10-vjeçare është nxjerrë nga rrënojat që shkaktoi tërmeti. Vajza gjendej poshtë rrënojave prej plot 17 orësh në Pescara del Tronto, një nga tri qytetet që është shkatërruar keq nga tërmeti në Italinë Qendrore.

Tre gra vraponin drejt rrënojave ku ndodhej vajza, duke bërtitur: “Ajo është gjallë!”

Danilo Dionesei, shefi i zjarrfikëseve ka konfirmuar se vajza është nxjerrë e gjallë nga nëntoka pas 17 orësh dhe është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt.

Mësohet se motra e vogëlushes nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, pranë shtëpisë së saj ekipet e shpëtimit po mundoheshin të shpëtonin edhe një gjyshe dhe dy mbesat  saj, të cilat kishin mbetur të bllokuara thellë, por fatkeqësisht ajo janë nxjerrë nga rrënojat të pajeta.