Aktuale

MPJ tregon a ka tërheqje të njohjeve

Deklarat e Beogradit zyrtar që disa shtete kanë proceduar tërheqjen e Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka quajtur të pa vërteta.

Jetlir Zymberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se propaganda e Serbisë ndaj Kosovës po funksionon mirë në mediat e atjeshme.

“Në mungesë të kreativitetit diplomatik, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, për faktin se përfaqëson mentalitetin e vjetër nacionalist të Millosheviqit, të vetmën temë me të cilen merret e ka rajonin dhe Kosovën. Ai po bashkëpunon shkëlqyeshēm me mediat në Beograd, në funksion të përhapjes së lajmeve të rreme. I përdorë e keqpërdorë ato, me qëllim që ta bëjë propaganden e tij të duket më e beshueshme”, ka thënë Zyberaj.

Ai tutje thekson se ministry i Punëve të Jashtme të Serbisë, po i takon personalitet e vendeve të largëta të cilët nuk kanë njohuri për zhvillimet në rajon, e që sipas tij po i manipulon ata.

“Po ashtu, ai takon personalitete të vendeve të largëta, të cilat nuk kanë njohuri për zhvillimet në rajon, dhe edhe atyre provon tu shesë narracionin e tij të rremë e mashtrues. U premton atyre heqjen e vizave, furnizim me armë, bursa për studentë. Një ditë flet për numrin e njohjeve, të nesërmen deklaron se nuk e di se sa janë ato. Ka vetëm një të vërtetë, e vërteta është që Serbia e ka zgjedhur mënyrën më fatale të menaxhimit të presionit të brendshëm nga protestat, dhe atij ndërkombëtar për tu pajtuar me njohjen e Kosovës, sic e ka njohur e gjithë bota, shtet i pavarur e demokratik”, thotë Zyberaj duke shtuar se “Fatale, sepse së shpejti ”Mbreti do të shihet ashtu siç është”!./FaktePlus