Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot do të shënohet 71-vjetori i Kombeve të Bashkuara.
Me këtë rast fjalim do të ketë zëvenëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski dhe koordinatorja rezidente e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë, Luiza Vinton.
Siç informojnë nga MPJ, me këtë rast do të nënshkruhet strategjia e re pesëvjeçare e Kombeve të Bashkuara për vitet 2016-2020 “Partneriteti për zhvillim të qëndrueshëm”.
Tags:Maqedoni