Aktuale

MPJ e Maqedonisë: Fqinjët të merren me problemet e tyre

Pas komenteve të politikanëve të rajonit lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni, kryesisht atyre shqiptarë, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

“Politikanët nga fqinjësia të cilët me këmbëngulje tentojnë ta tërheqin vëmendje nga problemet në vend, me ndezje të zjarrit te fqinjët shkojnë në kundërshtim me vlerat evropiane. Natyrisht që më tërheqëse është të merren me vendet fqinje në kushte kur vështirë se ju shkon me nevojat reale të qytetarëve në vendin personal. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që i kanë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon”, thonë nga MPJ-ja.

Nga MPJ theksojnë edhe se pikëpamja e Maqedonisë është se nuk ka interes të veçantë nga cila do përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Nuk kemi qëllim të veçantë që të lëshohemi në analiza për atë se kush përzihet dhe për çfarë qëllimi. Do t’i dërgojmë të gjitha palët e interesuara që ta respektojnë sovranitetin dhe dëshirën e shprehur të Maqedonisë. Ata janë kompetentët e vetëm që të mbajnë vendime për shtetin”, qëndron në reagim.

Maqedonia, shtojnë nga Ministria, mbetet e përkushtuar në qëllimet dhe parimet e saj.