Aktuale

MPB: Zgjedhjet kaluan qetë me incidente të vogla

Në konferencën e sontme të dytë Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë të qetë me incidente të vogla.

“Dita zgjedhore kaloi në atmosferë të qetë me incidente të vogla”, deklaro Jordan Llamanovski, ndihmës ministër për marrëdhënie me opinionin në MPB.

“Për dallim nga ciklet e mëparshme zgjedhore mund të thuhet se zgjedhjet kaluan qetë. Janë parashtruar disa kallëzime penale për incidente të vogla dhe janë thirrur në stacion policor disa persona për shkruarjen e grafiteve dhe dëmtimin e gjësendeve”, tha Llamanovski.

Ai tha se gjatë procesit zgjedhor policia ka intervenuar në shumë raste ndaj parashtresave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), qytetarët dhe komitetet zgjedhore më shumë për fotografimin e fletëvotimeve.

“Në disa raste deri tek MPB-ja kanë arritur edhe parashtresa për blerjen e votuesve dhe për transportimin e organizuar të votuesve në qendrat e votimit”, tha Llamanovski.