ShowBiz

Mozzik tregon të vërtetën për këngën ‘Madam’

Me akuzën se ia kishte vjedhur këngën, producentët e ‘On Records’ Zzap dhe Chris e kishin fshirë mbrëmjen e kaluar projektin ‘Madam’ të Mozzikut nga kanali ‘Youtube’.

Megjithatë Mozzik përmes disa videove të postuara në rrjetin e tij social Instagram për të gjithë fansat e tij tregoi të vërtetën e kësaj kënge, shkruan Indeksonline.

Mozzik ndër të tjera thotë që kjo këngë është inçizuar në studion e ‘On Records’, mirëpo atyre nuk iu ka pëlqyer ky projekt dhe më pas ai e kishte inçizuar në një tjetër studio.

‘Kjo s’do të thotë që unë e kam marrë këtë ide nga dikush tjetër, never. Teksti është i shkruar nga unë’, shprehet reperi.
Por ky konflikt që ka nisur përmes rrjeteve sociale nuk përfunqon me kaq. Edhe ish-menaxheri i Mozzikut, Met Elshani ka akuzuar reperin për vjedhjen e një tjetër këngë, bëhet fjalë për atë ‘Ti Amo’.

Ndryshe Met Elshani ka hedhur në gjyq dy vëllëzërit Getinjo dhe Mozzik menjëherë pas largimit të tyre nga label-i./Indeksonline/