Mozzik ka pak kohë që ka prishur kontratën me label-in “On Records”.
E që nga koncertet e tij kanë qenë të pakta, pasi kontrata që ka me kompaninë nuk i lejon atij një gjë të tillë në fakt, por pavarësisht kësaj para disa ditësh ai mbajti një të tillë në qytetin e lindjes, Ferizaj.
Ish menaxhmenti i tij e ka paditur atë për shkeljen e kontratës.Tani ai pjesën më të madhe të kohës po e kalon në Zvicër, tek e dashura e tij Loredana Zefi.
Çifti tashmë nuk po ndahen nga njëri tjetri, e këtë e tregojnë dhe nëpër rrjete sociale.
Së fundmi, është Mozzik ai që ka publikuar një fotografi të të dashurës në të cilën ka shkruar “jetë”.