Reperi nga Ferizaji Mozzik nuk i ndahet asnjëherë rrjeteve sociale.
Në llogarinë personale Instagram shpesh publikon foto e video nga jeta e përditshme duke mos munguar edhe falënderimet që bën, shkruan lajmi net.
Kështu, është edhe postimi i fundit kur falënderon Zotin për të gjithë të mirat qe i ka sjell dhe sukseset që gëzon.
E përmes kësaj këshille që Mozzik ia transmeton fansave mund të mësoni më shumë.
“Ata qe nuk besojnë në lutje , u them nga përvoja e jeta..mos i‘u ndani lutjeve ndaj Zotit !
Vërtetë shpërblimi i tij është më i madhi. #Elhamdulilah”, ka shkruar ai.
Kënga e fundit “Madam” është rikthyer në Youtube ku ka marrë 10 milion klikime. /Lajmi.net/