Mozzik i thuri vargje prekëse një personi shumë të rëndësishëm për të.
Mozzik ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjete sociale, në të cilën u shfaq pranë nënës së tij, shkruan lajmi.net.
Me anë të këtij imazhi, reperi shkroi fjalët më të bukura për nënën, duke u shprehur mirënjohës që është gjithmonë aty për të.
“Gjithë jetën para teje Gramozi i vogël! Nana jem unë mësova që kjo jetë është e pamëshirshme, kjo jetë na ka sjell gëzime e lot..por atë që më së miri mësova e nuk e harrova e sdo e harroj kurrë, është që ti je kuptimi i jetës sime e komplet jeta ime je ti, ti je suksesi im! Të paça gjithmonë Nanë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se “Edhe ti” titullohet kënga e fundit nga Mozzik, të cilën e solli në bashkëpunim me Taynën. /Lajmi.net/