Jose Mourinho nuk është shprehur shumë i shqetësuar pas humbjes 1:0 nga Chelsea
Trajneri i Manchestere Unitedit, Jose Moutinho e pranon se po kalon një fazë të vështirë, por thotë se janë pa disa prej lojtarëve kryesor.
Ai po ashtu nuk është i brengosur që Manchester City është para tyre, pasi thotë se ata janë në vendin e dytë dhe 18 skuadra tjera të Premierligës janë më keq se ata.
“Ne jemi të dytët, jo të pestët, gjashtit ose shtatit. Janë 18 skuadra tjera në pozitë më të vështirë se sa ne. Tetë pikë janë tetë pikë”, tha Mourinho.
“Ne po kalojmë një fazë të vështirë pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm”, tha ai në fund. /Expresss/