Motrat Vjollca sot kanë një arsye më shumë për të festuar.
Marina Vjollca dhe Luana Vjollca nëpërmjet postimit të disa fotografive në Instagram kanë treguar se sot festojnë ditëlindjen e motrës së madhe, shkruan lajmi.net.
Që të dyja kanë zgjedhur fjalë zemre për motrën të cilës i kanë ngjarë shumë.
‘’Krenaria më e madhe është kur më thonë që të ngjaj ty, sa do doja të isha sa çereku jot. Urime ditëlindjen dashuria ime e madhe, mbështetja ime e madhe, motivimi im më i madh, të kam jetën time lal’’, ka shkruar Luana.
‘’Gëzuar ditëlindjen patushja ime. Je njeriu më i mirë në botë që ekziston (prandaj përfitojmë nga ti të gjithë) të du pafund’’, ishte ndër të tjera urimi i Marina Vjollcës./Lajmi.net/