ShowBiz

Motrat Mustafa së shpejti me një baladë të fuqishme

Pas disa këngëve ritmike, motrat Mustafa kanë vendosur të vijnë me një baladë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Sahide Mustafa.

‘Për momentin jemi duke mendu me sjellë një baladë në fund të shtatorit, pasi që ajo kohë është shumë e përshtatshme për balada. Kemi bisedu edhe me Ilirin, ai është dakord. Nuk e di akoma a do të ketë temë të dashurisë apo çfare’, ka thënë Sahidja për Express.

Rikujtojmë se motrat, mbetët ndër këngëtarët me të dashura për publikun shqiptar.

Ato gjatë kësaj vere kanë qenë shumë të angazhuara nëpër dasma dhe ahengje familjare. /GazetaExpress/.