Aktuale

Motra me probleme mendore ther vëllain në Deçan, arrestohet

Një grua është arrestuar në Deçan.

E dyshuara me probleme mendore ka therur vëllain e saj me një mjet të mprehtë, ndërsa shkaqet e mundshme nuk janë bërë të ditura.

Viktima ka marrë trajtimin mjekësor kurse e dyshuara është dërguar në psikiatri për shërim.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta me një mjetë të mprehtë ka therur vëllain e saj viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pasi që e dyshuara kishte probleme mendore, me vendim të prokurorit është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.