Aktuale

Motra e Elvis Pistës, kandidate për deputete nga PDK-ja

Beatrisa Pista, motra e Elvis Pistës është në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Beatrisa Pista është e 26’ta në listë, shkruan Express.

Elvis Pista gjithashtu ishte anëtar i PDK-së dhe kandidat për deputet, i cili u vra para tri vitesh në rrethana misterioze, vrasësi i të cilit nuk është kapur ende.