Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para rreth 30 minutave në rrugën Kërçovë-Ohër. Informatat e para flasin se një motoçiklist është ndeshur me një kamion.
Policia ka thënë se motorçiklisti ka lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetën.
Komunikacioni në këtë aks rrugor për momentin është i ndërprerë.