Një shofer i çuditshëm me motor po voziste nëpër sheshin e Mitrovicës, e ku para pak minutash përplasi një femër që po ecte.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se rasti ka pak minuta që ka ndodhur.
Zahiti ka thënë se rasti është aksident me lëndime, pasi menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë ekipi i ndihmës së shpejtë.
Por, çka bie në sy, është mbishkrimi që mban motori që lëvizte nëpër shesh dhe që goditi femrën. Në pjesën e prapme i shkruante “kamikaze driver”.
Kamikazët ishin pilotët vetëvrasës japonezë, të cilët me avionët e tyre ushtarakë hidheshin në flotat e Ushtrisë Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndryshe, ndaj personit që voziste motorin mund të nisen dy procedura. E para është penale për lëndimet e shkaktuara në aksident, ndërkaq ai mund të dënohet edhe për vozitje me motor në shesh, e cila gjë është e ndaluar me ligj. /gazetametro.net