Aktuale

Me motoçikletë shkel këmbësorin

Policia raporton se dje në Prishtinë i dyshuari derisa ishte duke drejtuar motoçikletën Piago pa targa , nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/