Aktuale

Moti sot në Maqedoni, me vranësira të ndryshueshme dhe mjegull nëpër lugina

Moti në Maqedoni do të jetë stabil me mjegull dhe vranësira të vogla nëpër fushëgropa. Nga fundi i ditës dhe natës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me shi të përkohshëm e të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në gjashtë, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, stabil me mjegull dhe vranësira të ulëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet në minus një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në nëntë gradë Celsius.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të shtunën të cilat në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të jenë me intensitet mesatar.

Gjatë fundjavës ende do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, ndërsa kushtet për mjegull do të pakësohen.

Prej të hënës rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ftohtë nga veriu që do të kushtëzojë paraqitjen e erës së përforcuar veriore dhe ulje të temperaturave. Pasdite reshjet në male dhe viset më të larta do të kalojnë në borë.

Nga e marta do të jetë mot shumë i ftohtë dhe me erë, ndërsa ka mundësi të bie borë edhe në pjesët më të ulëta, veçanërisht paradite. Temperatura e ditës vende-vende do të jetë rreth zeros. Me ndryshimin e motit do të ulet shkalla e ndotjes së ajrit.