Moti në Maqedoni, në viset më të larta do të jetë me diell, ndërsa nëpër fushëgropa dhe lugina lumenjsh do të jetë me mjegull. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej 9 deri 15 gradë Celsius.
Këtë mëngjes, temperatura më e ulët është matur në Berovë – 4, Prilep dhe Manastir – 2, në Shkup Petrovac dhe Mavrovë -1, Kriva Pallankë, Pozharane dhe Demir Kapia 0, Dibër, Shtip dhe Kumanovë 1, Krushevë, Vinicë, Ohër, Topolçani, Shkup dhe Pretor 2, Gjurshite dhe Tetovë 3, Strumicë 4, Gjevgjeli 7 dhe Dojran 8.
Në Shkup moti paradite do të jetë me mjegull dhe me dukuri të vranësirave dukshëm të ulëta, ndërsa pasdite vranësirat pjesërisht do të tërhiqen. temperatura e mëngjesit do të zbresë deri zero gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 10 gradë.
Edhe të premten do të mbajë mot stabil me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër fushëgropa, por nga fundi i ditës dhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa kushtet për mjegull do të zvogëlohen. Prej të hënës do të fryejë erë e përforcuar veriore që do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës. Reshjet në male dhe në vendet më të larta do të kalojnë në borë.