Aktuale

Moti sot në Maqedoni, mëngjesi me mjegull, gjatë ditës me diell

Në Maqedoni sot do të mbajë mot me diell. Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull të dobët veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës dukshmëria do të jetë e ndryshueshme. Në vendet malore dhe vendet më të larta do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus katër deri zero, ndërsa temperatura maksimale ditore prej shtatë deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe i qetë me paraqitje të mjegullës me dukshmëri të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri minus dy, ndërsa ajo e ditës do të ngritet deri nëntë gradë Celsius.

Deri të enjten do të jet mot i qëndrueshëm dhe ithatë, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës me dukshmëri të ndryshueshme.

Të premten dhe të shtunën pritet mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm, kur edhe mjegulla do të tërhiqet.