Aktuale

Moti sot në Maqedoni, i ftohtë dhe me reshje të përkohëshme të borës

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira, ftohtë dhe me erë, me reshje të përkohshme të borës, me intensitet të dobët deri mesatar, sidomos në pjesët lindore të vendit. Reshje do të ketë edhe në pjesët më të ulëta të vendit, ku pritet të formohet shtresë dëbore e vogël, e cila nëpër male do të rritet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në dy gradë, ndërsa e ditës prej minus dy deri në tre gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri minus një dhe të ditës deri në një gradë Celsius.

Pason mot stabil me rritje të temperaturave. Të mërkurën dhe të enjten mëngjeset do të jenë shumë të ftohta me temperaturë prej minus 10 deri në minus katër gradë Celsius.