Aktuale

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 4 deri 9 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 12 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 7 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 15 gradë.

Siç informon DPHM-ja, pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, me intensitet të ndryshuar.

Sot dhe nesër reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe do të fryjë erë mesatare jugore. Të dielën do të ketë kushte për mjegull në mëngjes nëpër disa fushëgropa.

Reshje më të rrëmbyeshme sërish priten të mërkurën dhe të enjten ku pritet edhe rënie te temperaturës që do të shkaktojë reshjet e shiut në male dhe në disa vende edhe borë.