Aktuale

Moti sot me shi e rrufe

Sipas Institutit Hidrometeorologjik sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.