Aktuale

Moti sot dhe nesër në Kosovë

Të dhënët e meteorologëve tregojnë se Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë ende në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të influencojnë edhe në Kosovë, duke sjellë mot të pastabilizuar.

Gjate ditës së sotme në fushat termike do të ketë rritje të temperaturave dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Kurse prej nesër do të regjistrohen temperatura më të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë celsius.

the authorBurbuqe Metolli