Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë gjatë dy ditëve të vikendit. Sot për shkak të gjendjes së përkohshme ciklonike, do të ketë kushte që vende-vende të ketë riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius, derisa këto vlera të temperaturave maksimale ditën e diele do të ngriten për dy gradë më shumë.
Në IHK thonë se të dielën do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperendimit me shpejtësi deri 8m/s./KosovaPress/
Tags:moti