Aktuale

Moti për sot dhe nesër në Kosovë

Gjatë ditës së sotme dhe nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) diell pritet të ketë më shumë ditën e premte, por në territore shumë të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta.

Ndërsa ditën e shtune, përpos rrezeve të diellit parashihet të ketë edhe reshje lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.