Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
IHK thotë se në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./KosovaPress/