Aktuale

Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë natës dhe ditën e hënë ,vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 11m/s. /KosovaPress/