Instituti Hidrometeorologjik ka bërë publik motin për pesë ditët e ardhshme që do të mbajë në Kosovë.
“Mot i vranët dhe me periudha me diell do të na përcjellë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu . Kjo gjendje jostabile e motit do të vazhdoj deri ditën e mërkurë dhe të enjten nëpër disa lokalitete, kurse nga pasditja e së enjtes e tutje do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius”, thuhet në një komunikatë për media./KosovaPress/