Aktuale

Moti për javën e ardhshme, nga e enjtja ngritën temperaturat

Nga ditë e hënë deri të merkuren vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jugperendimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë diten e hënë dhe të martën. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.

Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtesi deri në 6m/s./KosovaPress/