Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në këtë vikend do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas IHMK-së në këtë fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s./kosovaPress/