Aktuale

Moti për dy ditët e vikendit në Kosovë

Fundjava në Kosovë pritet të shoqërohet me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa të dielën priten riga lokale shiu që është edhe një paralajmërim për javën e ardhshme ku do të jetë më freskët dhe me shi.

Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot më vranësira, erë dhe intervale me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 deri në 17 gradë celsius.

E diela do të jetë pjesërisht e vranët me mundësi për riga lokale shiu. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli