Meteorologët, për sot parashikojnë mot me vranësira të cilat gradualisht do të marrin karakter zhvillimi e do të sjellin reshje shiu.
Temperaturat, krahasuar me ditë më parë do të shënojnë rënie ato do të sillen në mes minus 3 e 6 gradë celsius.
Nesër, në ditën e parë të fundjavës, pritet kthjellim i motit, mirëpo, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të qenësishme, ato do të lëvizin në mes minus 2 e 5 gradë celsius.
Të dielën, ditën e fundit të këtij viti, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të sillen në mes 0 e 8 gradë celsius.