Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, përfundon njoftimi.