Moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta po vazhdon të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit, njofton KEDS-i.
Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari edhe sot. Edhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve.
Siç njofton KEDS-i, ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur, ndërsa mbi 500 punëtorë të KEDS/KESCO janë vazhdimisht në terren duke i sanuar prishjet.
“Ata nuk po ndalen, përkundër temperaturave polare. Punëtorët janë në dispozicion gjatë 24 orëve dhe të gatshëm e përkushtuar të përballen me secilën situatë që sjellë shkon në dobi të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situate, KEDS ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht emailin [email protected]