Aktuale

Moti i ligë shkakton dëme të mëdha në Shkup

Moti i ligë kaploi Shkupin në pasditen e sotme I cili ka shkaktuar dëme material. Më shumë e kanë pësuar qytetarët në komunikacion.

Kamera e Alsat regjistroi disa makina të dëmtuara nga rrëzimi i një pjese të çatisë së një objekti. Kishte edhe drunj të rrëzuar në rrugë duke shkaktuar bllokim të komunikacionit. Lagja që më së shumti e ka pësuar është ajo e Çairit.

Qytetarët fajësojnë autoritetet lokale për neglizhencë dhe shprehen se sa herë që ndodh të bjerë shi, vendi në këtë zonë përmbytet e ata përballen me probleme të njëjta.

“Shiu nuk është fajtor, fajtor është ai që ka lejuar të ndërtohet kjo çati lart. Gati tri orë jemi duke pritur. E paraqitëm në polici edhe unë edhe taksisti. I harrova dëmet nga mllefi se nuk vinin me kohë”, ta Durmish Ademi, banor i Çairit.