Aktuale

Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, përmbytje në disa zona

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të sjellë reshje dhe herë pas here stuhi shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 21 ºC dhe në zonat bregdetare nga 11C në 21ºC.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-jugperëndimor me forcë valëzimi 4-5 ballë.

Si pasojë e motit të keq trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë sot.

Edhe nisja nga Italia është shtyrë për në mbrëmjen e sotme dhe nesër në mëngjes do të mbërrijë në Vlorë në orën 07:30.

Jugu i vendit ashtu sikur edhe pjesa tjetër e vendit mbrëmjen e djeshme janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Raportohen përmbytje në qytetin e Gjirokastrës.

Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat.