Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë kohë me temperatura të larta, ku temperatura maksimale do të jetë 30 gradë Celsius.
“Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.