Aktuale

Moti gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të premten se gjatë ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shi, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 4 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 7-10 gradë.

Presioni atmosferik gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes, ndërsa era do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.