Aktuale

Moti gjatë pesë ditëve në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte, sipas IHK-së, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat të mërkurën kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike e përcjellur me reshje shiu dhe bore./KosovaPress/